Në një ngjarje që shënon një moment historik për Bashkësinë Fetare Islame, zëvendëskryeministri Artan Grubi ka bërë të ditur se pas 40 vitesh nga themelimi i Medresesë dhe pas shumë gjeneratave të medresantëve, kabineti qeverisës ka dorëzuar aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” në Shkup. Ky veprim u realizua në prani të Kryetarit të BFI-së, z. Shaqir Fetahu, dhe kolegëve të tij nga BFI, duke simbolizuar jo vetëm përfundimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, por edhe pritjen e festës së Bajramit me një lajm të gëzueshëm. Z. Grubi shprehu urimet e tij për të gjithë, duke theksuar se nuk kishte mënyrë më të mirë për të përcjellë këto momente të rëndësishme.


Statusi i plotë:

Pas 40 viteve nga themelimi i Medresesë së Bashkësisë Fetare Islame dhe shumë gjeneratave medresantë, kabineti jonë qeverisës, që mbahet mend për punët e mëdha të kryera, ia dorëzoi Kryetarit të BFI-së z. Shaqir Fetahu dhe kolegëve nga BFI, edhe aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” në Shkup.
S’kishte mënyrë më të mirë për ta përcjellur muajin e shenjtë të Ramazanit dhe për të pritur festën e bekuar të Bajramit.
Urime të gjithëve.