Gruaja e vrarë në Pejë punonte si asistente stomatologjike, reagon Drejtoria e Shëndetësisë

Një grua u vra sot në Pejë nga burri i saj. Dyshohet se dorasi është Edmond Lajqi.


Klan Kosova merr vesh se ai kishte qenë i dënuar për dhunë në familje.

Lajqi, në vitin 2021 ishte dënuar me 400 euro.

Derisa Klan Kosova mëson se emri i viktimës është Gjyljeta Ukella.

10:09 – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Pejë, ka reaguar për rastin e rëndë që ndodhi sot ku dyshohet se një grua u vra nga burri i saj.

DShMS thekson se e ndjera Gjyljeta Ukella, për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

“Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizu personalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë!”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv