Trupi i pajetë i një 49-vjeçari është gjetur në lumin Buna.


Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se trupi i tij është gjetur nga të afërmit e tij, shkruan TCh, transmeton Klankoosva.tv.

“Familjarët, rreth orës 11:25 të ditës së sotme, në afërsi të fshatit Pentar, kanë gjetur trupin e pajetë të të afërmit të tyre, 49-vjeçarit Sh. K. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Tri ditë më parë, më datë 13, vëllai i tij, me iniciale G. K., ka kallëzuar në polici se 49-vjeçari është largua nga banesa”.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.