Gjendet pa shenja jete 77 vjeçari pranë stadiumit të futbollit të fshatit Negotinë

Me datë 03.04.2024 rreth orës 22.55 në DPB-Gostivar, është raportuar se pranë stadiumit të futbollit të fshatit Negotinë e Gostivarit, është gjetur pa shenja jete M.B. (77) nga i njëjti fshat, të cilin djali dhe nipërit e tij kishin raportuar më parë se ishte larguar nga shtëpia. Vdekja pa gjurmë të dukshme të dhunës ka konstatuar një mjek nga Ekipi Mjekësorë Emergjent dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.TS