Gashi: Sot qytetarët do ta thonë fjalën e tyre

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka votuar në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoninë e Veriut.


Ai së bashku me gruan e tij ka votuar në lagjen “Hasanbeg” të Shkupit.

Me këtë rast, Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë në zgjedhjet e sotshme presidenciale.

“Sot është dita e zgjedhjeve, është momenti i qytetarëve që ta thonë fjalën e tyre. Unë i ftoj të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre e të dalin të votojnë”, ka thënë Gashi.