Ganiu e ndjek “live”, Grubi: S’paska gjumë gjynahi, ska faj (FOTO)

Zëvendëskryeministri Artan Grubi është ndër zyrtarët më të ndjekur në rrjetet sociale nga politikanët në Maqedoninë e Veriut.


Shkak për këtë janë videot “speciale” të cilët janë shumë të pëlqyeshme nga të gjithë përdoruesit e “Facebook”, veҫanërisht nga të rinjtë, raporton indeks.mk

Përveҫ, mbështetësve të Bashkimit Demokratik për Integrim, videot dhe paraqitjet e zëvendëskryeministrit Grubi, ndiqen edhe nga oponentët politik.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi, përmes një “screenshot” të publikuar në “Facebook”, ka dëshmuar se në paraqitjen e tij të fundit, në intervistën të dhënë për “Ballkan Talks”, ka pasur një ndjekës të “veҫantë”, pra paraqitjen e zëvendëskryeministrit në të cilën u përmenden sukseset disa vjeҫare të shqiptarëve e ka ndjekur edhe përfaqësuesi i opozitës, respektivisht, kryetari i i Komunës së Ҫairit, Visar Ganiu, që vjen nga partia e Izet Mexhitit.

E me këtë prap ka ironizuar Grubi. Sipas zëvendëskryeministrit, Visar Ganiut i ka ikur gjumi.

“Riqke (kqyre) more Viskin pash familën…tu pas Prajm në Big Brother ai mi paska ngul sytë mu. S’paska gjumë gjynahi, ska faj, as unë skisha flejt me qenë në derexhen e tij. Kur ta çlirojmë Çairin do të të çlirojmë edhe ty se po të mban peng Izeti e po të merr në qafë me kriminalitet e hajni!”, ka shkruar Grubi

Kujtojmë, Visar Ganiu në postin e kryetarit të komunës erdhi si kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim, por pas ndarjes, morri anën e Izet Mexhitit, me ҫka në Ҫair u shpërndanë fjalë se Ganiu është vetëm formalisht në krye të komunës dhe se me të në të vërtetë udhëheqin njerëzit e afërt të Mexhitit. /indeks.mk/