Fshati Hokse në Nepal ka një histori unike dhe jashtëzakonisht tragjike, vendi ku pothuajse çdo anëtar i familjes ka shitur një veshkë

Ndryshe njihet si Lugina e Veshkave sepse pothuajse dikush nga çdo familje ka shitur një veshkë.


“Është e pamundur të numërosh se sa e kanë bërë këtë. Kudo, ky fshat, ai fshat, shumë njerëz kanë shitur veshkat e tyre”, tregon Kanncha, banor i fshatit.

Agjentë të ndryshëm e kanë vizituar zonën prej vitesh, duke i bindur njerëzit të heqin dorë nga njëri organ, pavarësisht se është e paligjshme.

Vendasit po ndihen të mashtruar e të shfrytëzuar, pasi shumë prej tyre pretendojnë se u është thënë se veshkat e tyre do të ripërtërihen.

E disa kanë vdekur si pasojë e intervenimit në trupat e tyre.

Dhe tani në mënyrë tragjike, varfëria po nxit një tjetër krizë shëndetësore në Nepal, shkruan skynews.

Disa vite më parë, Suman 31 vjeç, ishe aq i thyer financiarisht dhe emocionalisht, sa mendoi t’i jepte fund jetës së tij.

Ai ndjeu se nuk kishte tjetër alternativë veçse të udhëtonte për në Indi për ta shitur veshkën. Ky proces torturues i është paguar 3,000 paund (rreth 3,500 euro).

“U ndjeva i dobët dhe e humba vetëdijen. Kur u zgjova më dhimbte shumë. Tani nuk mund të punoj dhe i them kujtdo që mundem të mos e shesë veshkën”, tha Suman.

Ndryshe, trafikimi i organeve mbetet një shqetësim i madh në Indi. Kjo pasi mungesa e donatorëve ka shkaktuar krijimin e një tregu të zi.

Edhe pse banorët e Hokses këmbëngulin se askush më nuk i shet veshkat, disa ende ndërmarrin rreziqe ekstreme për të përmirësuar jetën e tyre.

E ndërsa disa vende si Katari kanë reduktuar orët që njerëzit mund të punojnë në diell, vuajtjet e nepalezëve nuk kanë të ndalur.