Fronti n’shesh/ Osmanovska: Më 24 prill dhe 8 maj realizojmë ëndrrën tonë europiane!

Fronti Europian po mban tubimin qendror në sheshin Maqedonia në Shkup, me ç’rast të pranishëm janë lidertët e të gjithë partive në koalicion.


Kryetarja e partisë Unioni i Romëve, Fatima Osmanovska në fjalimin e saj tha se disa romë me vite kanë qenë vartës të partive maqedonase, të cilët nuk siguruan asgjë për këtë komunitet, ndërsa me Frontin Europian, romët do të kenë zë për të drejtat e tyre dhe bashkarisht do të ndërtojnë një shtet të barabartë për të gjithë etnitë e tjera.

“Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë, romë, turq, boshnjakë, sot jam shumë krenare. Ndërsa të gjithë shpirtrat e vegjël, tradhtarë të komunitetit rom, janë vetëm një varëse për partitë maqedonase për vite me rradhë dhe janë krenarë që qëndrojnë pas tyre si dekorim, duke u dhembur shpatullat e tyre nga goditja në supe, unë nga ana tjetër. Si lidere e partisë rome të ketë rastin të qëndrojë me krenari krah për krah me liderët më të mëdhenj të komunitetit shqiptar, komunitetit turk dhe boshnjak dhe nga qendra e Maqedonisë për të thënë: Romët janë këtu, zëri rom është këtu, në këtë front! Romët nuk do t’i konsumojnë më diazepamët për gjumë që i morën nga partitë maqedonase gjatë zgjedhjeve – ne nuk flemë më – tani ëndërrojmë zgjuar dhe bëjmë realitet ëndrrën rome – Le të jemi të respektuar dhe të barabartë me të gjithë qytetarët, të shihemi e të dëgjohemi dhe si të tillë së bashku me motrat dhe vëllezërit tanë shqiptarë, turq, boshnjakë dhe gjithë të tjerët të hyjmë në Bashkimin Evropian. Një mesazh për partitë maqedonase, ky front nuk është krijuar për një qëllim të vetëm – ne jemi këtu së bashku për të kujtuar se nuk mund të formohet asnjë qeveri pa frontin tonë multietnik. Vëllazërisht dhe motra, të bashkuar dhe të fortë, së bashku do të ecim rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Si përfaqësues krenar i komunitetit rom, konfirmoj se jemi të vendosur si komunitet për të fituar, jemi të vendosur të numërohemi sepse e dimë që me votën tonë të 24 prillit dhe 8 majit po shkojmë drejt realizimit të ëndrrës sonë rome. Numri 4 për realizimin e ëndrrës sonë të përbashkët evropiane”, tha Osmanovska.