Fronti Evropian zgjedh Bujar Osmanin president: Marrëveshje mbipartiake të mos ketë garë politike për kushtet e BE-së

Në seancën simuluese të Kuvendit të Frontit Evropian, u zgjodh edhe presidenti i shtetit, Bujar Osmani.
Bujar Osmani tha se ai nuk ka qenë kandidat i një partie, por kandidat i të gjitha komuniteteve të cilat kanë ëndërruar për një shtet të mundësive të barabarta.
“Dhe zgjedhja ime për president është realizimi i ëndrrës së kamotshme të rrënimit të barrierës që u kufizonte njerëzve të ëndërrojnë pa kufi në këtë shtet”, deklaroi Bujar Osmani.
Osmani tha se vendimi për ndryshimet kushtetuese është historik. AI kërkoi që të ketë konsensus për cështjen e kapitujve dhe negociatave me BE.
“Nuk ka më dallime pozitë opozitë. Për shkak se rregullativat e BE-së janë të panegociueshme dhe nuk ka arsye të ketë dallime për dinamikën e implementimit të këtyre rregullativa. Andaj si president kërkojë një marrëveshje mbipartiake që gara politike mund të vazhdon për çfarëdo teme tjetër por jo për plotësimin e kushteve për intergim në BE dhe jo për ligjet që dalin nga marrëveshja kornizë ekonomike që do garanton standard jetësor për njerëzit”, tha Osmani.