Fronti Europian/ Hoxha: As Mickoski as mentorët e tij në linjën Beograd-Moskë, por as vasalët e tij nuk mund ta gjunjëzojnë Frontin Europian (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane Arjanit Hoxhës, sonte në tubimin qendror në sheshin Maqedonia në Shkup, nën përkrahjen e mijëra pjesmarrësve të Frontit Europian, u shpreh se sot jemi bashkuar për të mposhtur nacionalizmin e strukturave maqedonase, të cilat historikisht i kanë nëpërkëmb shqiptarët.


Ai thekosoi se duhet të ndihemi krenarë për këtë faqe të hsitorisë që po e shkruajmë, dhe të bëjmë thirrje për fitoren e Bujar Osmanit me slloganin po Europës, jo Rusisë, dhe pas fitores së 24 prillit, të festojmë fitoren më 8 maj për të gjithë shqiptarët.

“Ju falenderoj për këtë prezencë masovike, e cila përkon me historinë e Frontit Europian mes barrierave që janë përpjekur t’i imponojnë paritë politike maqedonase, si ndaj shqiptarëve ashtu edhe ndaj komuniteteve tjera. Ne nuk jemi këtu për të marrë dicka nga askush, ne kemi ardhur të marrim hisen tonë, ne thuajse dy javë më parë kemi shpjeguar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe momentumin që jemi bërë pjesë e Frontit Europian, Edhe pse partitë opozitare shqiptare u munduan të na degradojnë. Ne betejën tonë e kemi kundër strukturave nacionaliste maqedonase, të cilat edhe kur kanë probleme si me greqinë dhe me Bullgarinë fjin ua hedhin shqiptarëve, dhe këtë e bëri vetë Mickoski para disa ditëve që të mos ketë shqiptar të zgjedhur në zonën tre. Kur të na pyesin pse u bëmë bashk me Ali Ahmetin, do të themi se jemi bashkuar kundër strategjive të Mickoskit. Të bashkuar në ktë shesh do të japim mesazhin, që as Mickoski as mentorët e tij në linjën Beograd-Moskë por as vasalët e tij nuk mund të gjunjëzojnë shqiptarët kur janë bashkë.
Të ndihemi krenarë për këtë faqe të hsitorisë që po e shkruajmë, dhe të bëjmë thirrje për fitoren e Bujar Osmanit me slloganin Po Europës, jo Rusisë, dhe pas fitores së 24 prillit, të festojmë fitoren më 8 maj për të gjithë shqiptarët”, tha Hoxha.

LIVE VIDEO