Një qytetar që dëshiron të mbetet anonim, në adresën tonë elektronike ka dërguar një fotografi në të cilën shifet Bekim Qoku, kandidati për deputet i opozitës shqiptare në zonën zgjedhore 6.


Qoku shifet në kafe në mes të ditës, duke mos respektuar agjërimin e besimtarëve musliman.

Qytetari thotë se Qoku duhet të turpërohet sepse është pikërisht ai që kërkon votat e shqiptarëve besimtar por për nuk ua respekton atyre as agjërimin.

“Ne mes te dites, si nuk i vje turp te kerkon votat e shqiptareve musliman kur nuk e respekton as agjerimin…..”, ka shkruar qytetari, identiteti i të cilit për redaksinë është i njohur.

Për korrektësi, redaksia nuk mbanë përgjegjësi për gabimet drejtëshkrimore të qytetarit, sepse denoncimi është transmetuar në formë origjinale, siç edhe është dërguar, pa ndëryhrje./indeks.mk/