Fjalimi në OKB, nënat e Srebrenicës i shprehin mirënjohje presidentes Osmani

Llogaria në platformën X me emrin “Nënat e Srebrenicës” është e kënaqur nga fjalimi i presidentes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.


“I jemi mirënjohëse presidentes Osmani, fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe për viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve u dëgjua nga e gjithë bota. Ky lloj fjalimi do të mbahet mend nga brezat. Faleminderit!”, thuhet në postim, ku është bërë edhe repost videoja e fjalimit në fjalë nga e para e shtetit të Kosovës.