Fitore minimale e Barcelonës ndaj Cadizit, vendos goli i bukur i Felix

Barcelona ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Cadizit në udhëtim në kuadër të javës së 31-të në La Liga.


Katalonasit i pushuan yjet kryesorë për këtë ndeshje, për të qenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 37-të të takimit, shkruan Gazeta Express.

Ishte Joao Felix i cili realizoi me roveshat dhe i dha fitoren katalonasve.

Me këtë fitore, Barcelona tani shkon në kuotën e 70 pikëve në vendin e dytë, tetë më pak se Real Madridi.

Dueli i radhës në La Liga do të jetë pikërisht ndaj “Los Blancos”.