Fiton lideri Vëllazërimi nga Sllatina , luftë e ashpër në kreun e tabelës

Një fitore me klas por jo e lehtë sa tregon rezultati 3:0, bëjnë që Vëllazërimi i Sllatinës të forcojë kreun e tabelës duke shfrytëzuar edhe humbjen e konkurrentit direkt Dobroshtit ndaj Besës si mysafir duke qenë befasia e kësaj xhiroje informon Tetovasot.


Vëllazërimi ka mposhtur Mërgimtarin në një sfidë ku kanë shënuar Flamur Memishi dhe Bajram Memedi me dy gola por kanë qenë pa mesfushorin Samir Xheladini që morri karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe duhej të pauzonte.
Trenerët Zemri Idrizi dhe Sejdi Idrizi janë shprehur të kënaqur me këtë fitore, lojën korrekte të vendasve dhe gjithë atë që kanë treguar të përzgjedhurit për këtë sfidë.

Ata thonë se puna e tyre po shpërblehet dhe tashmë kemi një diferencë pikësh që thuajse e bëjnë të afërt qëllimin për të qenë kampionë por akoma ka ndeshje për tu luajtur.
Vëllazërimi ka edhe një ndeshje më pak .

Në xhiron e 17, Vardar me një fitore 2:3 ndaj Pirokut i afrohet kreut ,atje ku ndodhen Dobroshti i vendit të dytë por në lojë tashmë janë edhe Renova që shënoi një rezultat të thellë 6:0 kundër skuadrës ES.

Me fitoren e sotme minimale ndaj Rufesë edhe skuadra Sharri kërcënon kreun e tabelës për një vend në një rang më të lartë dhe duke bërë shumë interesant kampionatin.Skënderbeu nga Poroji ka mundur skuadrën e Yllit 6:1.Tetovasot