EMRAT/ Lëvizte me 170 km/h, modelja shqiptare përplas për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka shkaktuar një aksident me dy viktima në zonën e Ratacit.


Modelja Klevisa Ymeri ka bërë një parakalim të gabuar në zonën e Ratacit dhe është përplasur kokë më kokë me një automjet në të cilin ndodheshin dy të rinj, vëlla dhe motër: 21-vjeçari Stjepan dhe 19-vjeçarja Katarina Derek.

Shqiptarja ka qenë duke lëvizur me një fuoristradë BMW me targa sllovake e me shpejtësi gati 170 km/h kur është përplasur me makinën e të rinjve që kanë humbur jetën në vendngjarje.