Edhe sot reshje shiu, nga e premtja pritet përmirësimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë kryesisht me reshje të përkohshme shiu, në disa vende më të rrëmbyeshme (dhe mbi 20l/m2), të ndjekura me bubullima veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, kumtoi DPHM.


Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 11 deri në 17 gradë Celsius.