Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është parashtruar kallëzim penal kundër një polici nga Prilepi, pasi i njëjti dyshohet se e ka ushtrua dhunë dhe e ka kërcënuar ish bashkëshorten e tij.


Bëhet fjalë për policin me iniciale M.K. i cili ngarkohet për veprën penale “cenim i sigurisë gjatë ushtrimit të dhunës në familje”.

Përskaj kësaj, edhe Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në kuadër të MPB-së ka ngritur procedurë disiplinore.

“Për shkak të veprimit në kundërshtim të nenit 36 paragrafi 2 nga Kodi etik i punonjësve të MPB-së, ka parashtruar propozim për realizim të procedurës për shkeljen e rendit dhe disiplinës së punës në bazë të nenit 210 paragrafi 1 të marrëveshjes Kolektive në MPB dhe ka shqiptuar masa të detyrueshme për marrjen e armës. Gjegjësisht, më datë 31.01.2024 në Prilep i denoncuari M.K. në mënyrë agresive është sjellë ndaj ish bashkëshortes, e ka tërhequr për duar dhe e ka kërcënuar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.