E fotografoi fletën e votimit, arrestohet një person në Ohër

Policia në Ohër sot në orën 12:15 ka ndaluar personin A.I (48) nga Ohri sepse ka fotografuar fletën e votimit në vendvotimin 1271 në Ohër.


Siç njoftojnë nga SPB Ohër, pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.