Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, pranga 39-vjeçarit në Kukës

Një 39-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të shtune në Kukës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.


Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrolleve në banesën e 39-vjeçarit, u gjetën 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al