Dyshohet se e rrahu gruan, dërgohet në mbajtje një person në Ferizaj

Është dërguar në mbajtje një person në Ferizaj, të premten.


Ai dyshohet se e ka rrahur gruan e tij, pas një mosmarrëveshje.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, njofton policia, raporton Klankosova.tv.