Fronti Europian ka vazhduar me aktivitetet zgjedhore parlamentare në Butel dhe Shuto Orizare.


Sadulla Duraku rikujtoi se në vitin 2001 kishim front ushtarak dhe me atë front ngadhënjyem si shqiptarëm, ndërsa tani me Frontin Europian do të ngadhënjejmë sërishë si shqiptarë por edhe të gjithë komunitetet tjera.

Në vitin 2001 kishim një front ushtarak, dhe po me atë front ne ngadhënjyem si shqiptar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Fituan shqiptarët. Kështu që po i njëjti Front, Fronti Europian besoj se ju do të votoni numrin 4 ku me Frontin Europian do të ngadhënjejmë dhe do të fitojnë prap shqiptarët. Nuk fitojnë partitë që janë në këtë Front por fitojnë shqiptarët dhe të gjithë qytetarët. Vota juaj për liderin e BDI-së Ali Ahmeti ka qenë amanet dhe atë amanet e ka menaxhuar siç është më mirë, u shpreh Duraku.