Dortmundi eliminon Atletico Madridin dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës Kampionëve

Borussia Dortmundi është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi sonte nga kjo garë Atletico Madridin.

Ndeshja e dytë çerekfinale e luajtur në “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultatin 4:2, me Borussia Dortmundin që përmbysi gjithçka nga ndeshja e parë, të cilën e kishte humbur 2:1.

Julian Brandt (34’), Ian Maatsen (39’), Niclas Fullkrug (71’) dhe Marcel Sabitzer (74’) realizuan golat e fitores për “Verdhezinjtë”.

Ndërkaq, golat për Atletico Madridin u realizuan nga Matts Hummels (49’ autogol) dhe Angel Correa (64’).

Borussia Dortmundi në gjysmëfinale do të takohet me Paris Saint-Germaini.