Kandidati për president nga Fornti Europian, Bujar Osmani dje tha se NATO ka paralajmëruar se pritet një konflikt i gjerë në Lindjen e Mesme dhe për këtë u rekomandoi të gjithëve që janë në zonën mes Iranit dhe Izraelit të largohen nga aty.


Osmani tha se kjo pritet të ndodhë në 48 orët e ardhme.

“Para 30 minutave nxora një kumtesë si Ministri e Jashtme dhe paralajmërova njerëzit se në 48 orët e ardhshme mund të ndodhë një konflikt shumë i madh në Lindjen e Mesme dhe u rekomandova të gjithë njerëzve nëse janë në Lindje të Mesme, diku mes Iranit dhe Izraelit, ta lëshojnë sa më shpejtë atë zonë për shkak se paralajmërimet nga NATO janë se pritet një konflikt i gjerë atje”, tha Osmani.

Sonte, Irani ka lëshuar mbi 10 dronë ndaj Izrailit ku është konfirmuar edhe nga SHBA edhe nga Izraili. Shumë shtete në Lindjen e Mesme si Izraili, Jordania dhe Iraku menjëherë kanë mbyllur hapësirën ajore pas sulmit të Iranint me dron drejtë Izrailit.