Një incident me të shtëna armësh është raportuar në një shkollë në Vantaa të Finlandës, ka njoftuar policia finlandeze përmes një njoftimi.


Numri i të lënduarve deri më tani nuk dihet, raporton RTE, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas policisë një I dyshuar për të shtënat është arrestuar. Forcat e rendit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të rrinë larg zonës ku ka pasur të shtëna dhe të mos i hapin dyert për persona të panjohur.