Dinamika e aksidentit tragjik në Këlcyrë!/ Shoferi u pikas nga policia! Me 200 km në orë, pasagjerët kanë dalë nga makina duke fluturuar

Kanë dalë detaje nga aksidenti tragjik në Këlcyrë ku mbetën të vdekur 8 persona, 7 emigrantë dhe shoferi i makinës nga Shkodra.


Makina ku udhëtonin, ishte marrë me qira dhe nuk ishte në pronësi të shoferit që humbi jetën.
Dyshohet se shoferi nga Shkodra ishte pikasur nga policia në afërsi të Këlcyrës dhe është kthyer pas. Në momentin e daljes nga rruga pranë kthesës së Kuqarit, mendohet të ketë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë. Mjeti ka fluturuar në linjë ajrore rreth 200 m dhe më pas është përmbysur në një shpat të pjerrët buzë Vjosës.

Shpejtësia e mjetit ka vijuar të jetë e lartë duke e shtyrë atë edhe gati 100 m të tjerë. Pasagjerët të gjithë shtetas të huaj kanë dalë nga automjeti në momente të ndryshme dhe besohet se kanë humbur jetën në vend.