Digjet një veturë Mercedes në lagjen Drenovec

Më datë 04.08.2024 në ora 08:15 në SPB-Tetovë është raportuar se në një oborr në lagjen Drenovec në Tetovë është kapluar nga zjarri vetura “Mercedes” me shenja regjistrimi të Tetovës në pronësi të J.I.(31). nga Tetova. Ekipi nga Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë ka shuar zjarrin, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Është kryer inspektimi nga Ekipi i SPB Tetovë. TS