Dashtevski tregoi shifrën, ja sa qytetarë kanë votuar deri në ora 09:00 në Maqedoninë e Veriut

Deri në ora 09:00 në KSHZ kanë arritur shifrat e daljes në votime prej 832 vendvotimeve. Kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski tha se deri në ora 09:00 kanë votuar 15.487 qytetarë, ose 3,85% të votuesve.


“Deri në këtë moment në KSHZ janë 12 ankesa për mbrojtje të të drejtës personale të votës”, shtoi Dashtevski.