Ç’u bë me Taynen? Reperja tash e sa javë u “zhduk” nga Instagrami

Kanë kaluar disa javë që prej kur nuk kemi dëgjuar e parë asgjë të re nga reperja Tayna.


Në profilin e saj në Instagram, ku artistja numëron 1.5 milion ndjekës, ajo i ka fshirë të gjitha postimet që kishte me parë.

Ky hap u shoqërua edhe me eliminimin e menaxherit të saj prej kohësh, Rinor Hykolli nga lista e personave që ajo ndjek në këtë platformë – kush e mori hapin i pari nuk dihet akoma.

Gjithsesi, fansat po e presin rikthimin e saj, e se kur do të ndodh, pritet ta shohim!