Çmimet e naftës bien pasi sulmi i Iranit ndaj Izraelit dështoi

Çmimet e naftës ranë të hënën pasi sulmi me raketa dhe dron i Iranit dështoi të shkaktonte dëme të përhapura në Izrael dhe SHBA-ja e bëri të qartë se nuk mbështeste një luftë më të gjerë, shkruan NBC News.


Analistët thonë se rreziku kryesor për çmimet e naftës nga lufta Izrael-Hamas do të ishte nëse konflikti përshkallëzohet dhe ndërpret furnizimet me naftë nga Irani dhe prodhuesit e Gjirit Persik.

Derisa, në anën tjetër, shefi i shtabit të IDF-së ka paralajmëruar se do të ketë një përgjigje ndaj sulmit në shkallë të gjerë të Iranit.

Kabineti i luftës i Izraelit mbajti takimin e tretë në 48 orë sot, me raportet e mediave më pas duke thënë se objektivi i Izraelit është të dëmtojë Iranin pa shkaktuar një luftë të plotë, raporton SkyNews, transmeton kk.