Çfarë po ndodh në Australi? Pas vrasjes së 6 personave në qendër tregtare, sulm me thikë në kishë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë, ku raportohet se disa persona janë therur me thikë në një kishë në Sidney. Një video në internet duket se tregon peshkopin Mar Mari Emmanuel duke u sulmuar.


Nuk është e qartë se me çfarë u sulmua, por policia njofton se autori është arrestuar. Të plagosurit pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën dhe po trajtohen nga mjekët në një spital rajonal, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Kujtojmë se, kjo ngjarje vjen pasi pak ditë më parë, gjashtë persona u vranë gjatë një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sidnei të shtunën. Sulmuesi u qëllua për vdekje nga një oficere policie.