Cameron pas sulmit ndaj Izraelit: Humbje e dyfishtë për Iranin

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron është shprehur se sulmi i Iranit ndaj Izraelit ishte shumë domethënës, por sipas tij, një dështim total.


Cameron tha se sulmi ndaj Izraelit ishte një disfatë e dyfishtë për Iranin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Në po bëjmë thirrje që të mos ketë përshkallëzim. Sulmi ishte një disfatë e dyfishtë për Iranin”.

“Mbretëria e Bashkuar po përpiqet të shmangë përshkallëzimin”, shtoi ai.