Drejtori i portalit Nacionale në Kosovë, Berat Buzhala përmes një statusi në rrjetet sociale ka thurur ellozhe për Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.


Sipas Buzhalës, shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur ministër të jashtëm më serioz dhe të përgatitun.

Shton se nuk është i rastësishëm edhe kujdesi i SHBA-ve ndaj Osmanit.

Statusi i plotë:

Kurre shqiptaret nuk kane pase minister te jashtem ma serioz dhe ma te pergatitun se Bujar Osmani. Nuk eshte rastesi pse Amerika e trajton kaq mire kete djale.

Nejse, po kalojme neper kohen e budalleve, e ka mundesi qe shqiptaret po e lypin lloj lloj halabaku me e pase ne kry te vetin.