Burhan Emurllai kthehet në stafin teknik të KF Shkëndija

Kuqezinjtë fitojnë një krah shtesë në stafin teknik. Burhan Emurllai tashmë ka filluar punën si asistent i kryetrajnerit Jeton Beqiri, derisa do të jetë përgjegjës për video analizat.


Ish-kapiteni i kuqezinjëve qëndroi një kohë në Arabinë Saudite si trajner te gjenerata U17 e FC Al Jabalain, derisa kthehet në klubin amë ku edhe më herët ka punuar si asistent në ekipin e parë, si dhe me moshat e klubit.