Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë Tiranë: “Molotovi s’ka vend në demokraci”

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë Tiranë.


Përmes një postimi në platformën X, ambasada britanike shprehet se “përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci” dhe bën thirrje që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, raporton euronews.al. Aktet e dhunës gjatë protestës i ka dënuar dhe prezenca e OSBE-së në Tiranë.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”, njofton OSBE.