Bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës me diriktiva të Vuqiqit dhe të Lista Serbe

Skënder MULLIQI


Strukturat paralele kriminale në krye me Lista Serbe,edhe pse kjo e fundit fatkëqësishtë është ende pjesë e institucioneve të Kosovës,kan zgjedhur rrugën e bojkotot gjithqka qka vjen nga institucionet e Kosovës.Lista Serbe, e dirigjuar nga Vuqiqi, që shumë kohë po i prinë vallës për ta mbajtur veriun e Kosovës të destabilizuar, duke sprovuar edhe ndarjën më dhunë të saj.Disa bojkotimin e zgjedhjeve për ndrrim të kryetarëve të katër komunave po e komentojnë, së bojkot nga serbet që kanë për qëllim që kryetarët e komunave të japin dorëheqje, e pastaj të mbahen zgjedhjët.Unë e komentojë pak më ndryshe.Mund të qëndron edhe ky mendim pak, por mbrendia e bojkotimit është së Serbia dëshiron formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive , në mënyrë që të legjitimohen në tërsi organet serbe sipas direktivave të Serbisë. Zatën Lista Serbe në veri të Kosovës kërkoi referendum në të cilin do të ndërroheshin kryetarët shqiptarë, dhe kur erdhë koha bëri thirrje për bojkotimin e votimit .Nuk është për të na quditur ky kurs antiKosovë, i kësaj Liste, kur dihet së në krye të saj janë kriminelet Veselinoviq dhe Radojqiq i aktit terrorist në Banjskë, i cili së bashku më Veselinoviqin e shumë të tjerë, vendin e kan në burg.Unë mendojë së ka ardhur koha apo moti apo ka qenë , që Lista Serbe të përjashtohet nga jeta institucionale e Kosovës.Pse dolën në zgjedhje vetëm 253 qytetarë faji i takon Beogradit dhe Listës kriminale, të cilët edhe duhet ti mbajnë pasojat.BE pas kësaj ishte dashur të dënojë Serbinë, më masa ekonomike dhe politike, e cila në mënyre permanente po ndërhyn, edhe në procesin zgjedhor të 21 prillit të një shteti tjetër.Është shumë e padrejtë mbajtja e masave karshi Kosovës, e cila gjithmonë u tregua korrekte dhe parimore si më minoritetin serb, ashtu edhe më faktorin ndërkombëtar.Presidenti serb Vuqiq si shumë herë deri më sot, shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtar.Ambasada e SHBA-së në Kosovë shpreh keqardhje ndaj Listës Serbe dhe akterëve tjerë politikë serbë të Kosovës që nuk rishqyrtuan vendimin për mospjesëmarrje në votimet e sotem për largimin e kryetarëve shqiptarë nga katër komunat e Veriut.Qëndrimi i SHBA-së mbetet i pandryshuar se kryetarët e Mitrovicës Veriore, Zveqanit,Leposaviqit dhe Zubin Potokutm mbesin në funksion sipas Kornizës Ligjore të Kosovës ,ka thënë ndër të tjera zëdhënësi i Ambasadës Amerikane .Petkoviq këto zgjedhje i ka quajtur farsë, dhe së serbet kan treguar sipas tij unitet.Minoroteti serb duhet të shkëputen nga manipulimet dhe interesat e pushtetit shovinist të Aleksander Vuqiqit.Ata kan më shumë të drejta së qdo minoritet tjetër në botën demokraike, dhe duhet të pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë, pas vitit 1999.