Blinken: Ukraina do të anëtarësohet në NATO

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se Ukraina përfundimisht do t’i bashkohet NATO-s pasi mbështetja për vendin mbetet “e qëndrueshme” midis vendeve anëtare të aleancës.
“Ukraina do t’i bashkohet NATO-s”, u tha Blinken gazetarëve në Bruksel.


Zgjerimi i NATO-s drejt lindjes është një obsesion për presidentin rus Vladimir Putin, i cili dy vjet më parë i shpalli luftë Ukrainës, duke deklaruar qëllimin e tij për të parandaluar afrimin e aleancës me kufijtë e Rusisë.

Përkundrazi, lufta ka mobilizuar NATO-n, e cila është zgjeruar sërish me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

“Në fakt, marrëdhëniet sot kanë rënë në nivelin e konfrontimit të drejtpërdrejtë,” tha Peskov.