Bexheti: Shqiptarët vendosin kush do të jetë president në RMV, Osmani e Taravari nesër i masin forcat ndërmjet vete

Profesori universitar nga Maqedonia e Veriut, Nuri Bexheti tha se shqiptarët do të përcaktojnë se kush do të jetë president në Shkup.


Bexheti tha në Frontal se nesër në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në RMV, kandidatët shqiptarë Bujar Osmani dhe Arben Taravari do t’i masin forcat ndërmjet vete.

Ai tha se në zgjedhjet e fundit presidenciale, shqiptarët kanë vendosur që Stevo Pendarovski të bëhej president i Maqedonisë së Veriut.

“Grumbullimi i votës shqiptare mundësoi që president të zgjidhej Stevo Pendarovski”, tha ai.

Maqedonia e Veriut është në heshtje zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen nesër – e mërkurë, më 24 prill.

Presidentit aktual, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM-ja dhe Gordana Silanovska Davkovas nga VMRO DPMNE-ja janë favoritët për të kaluar në rundin tjetër të zgjedhjeve.