Bastisje në Tetovë, arrestohen dy persona, kapen disa pako me drogë

Me datë 04.03.2024 në ora 17:30 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria I.B.(58) dhe V.B.(25), të dy nga Tetova.


Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan disa pako me heroinë.
Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.