Babë Qerimi krah për krahu me Bujar Osmanin (VIDEO)

Babai i dëshmorit Mujdin Aliu sot është parë krah për krahu me kandidatin për president të Frontit Europian,  Bujar Osmanin.  Osmani dhe babë Qerimi kanë vendosur lule te varri i Mujadin Aliut në Poroj, përcjell TS.


Vlen të thekësohet se Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani sot ka bashkëbiseduar me të rinjtë e Tetovës me temë: “Mbajtja e të rinjve në vend”. Osmani ka ndarë vizionin për të ardhmen, me theks fuqizimin e politikave rinore drejt perspektivave dhe progresit.

“Të rinjtë me një kuptim tjetër për zhvillimin teknologjik të botës, të jenë pjesë e dizajnimit dhe arkitektët e politikave shtetërore për të ardhmen e njerëzve”, ka porositur Osmani.

“Në lidhje me arsimin e të rinjve Osmani theksoi se duhet të përgatisim njerëz për tregun e punës të pas 40 viteve, a të dhënat flasin se “AI” do të shkurton rreth 50% të vendeve të punës vetëm për 10 vite, dhe ne duhet të përgatisin të rinjtë për atë treg të punës për dekadat që vijnë, dhe presidenti do të jetë një prej atyre që do nxit një vizion të rij për procesin arsimor, ku kreativiteti dhe inovacioni do të jetë po aq i rëndësishëm sa shkrim leximi”, tha Osmani, duke shtuar se Shkenca duhet të ndahet si ministri në vete dhe të fuqizohet roli i saj.

Ai u zotua se do të iniciojë kuota, në lista për deputetë, deri në 27 vjet. Sikur për femrat si është 30%.

“Siç e kemi bërë me barazinë gjinore, me kuota ligjore, propozimi im do të jetë që gjithashtu që edhe mosha rinore deri më 27 vjet, të jenë me kuota fikse në listat për deputetë që të garantojmë që perspektivat e tyre të inkuadrohen edhe në organin më të rëndësishëm ligjvënës siç është Kuvendi, por ngadalë- ngadalë edhe të krijohet instinkti ose një kulturë e mjaftueshme inkluzive për të rinjtë”, deklaroi Osmani.

 

@tetovasot_official

Bab Qerimi krah Bujar Osmanit vizitojnë bustin e Mujdin Aliut në Poroj#nevrijademi #tetovasot #news #capcut #fyp #viral

♬ original sound – TetovaSot