Babai kanos me thikë vajzën adoleshente, arrestohet nga policia

Një ngjarje e mundshme kriminale në një familje është parandaluar paraditen e kësaj të premteje në Lushnjë.


Në pranga ka përfunduar një 58-vjeçar i cili ushtronte dhunë fizike ndaj vajzës së tij adoleshente.

Bëhet me dije se 58-vjeçari e ka rrahur dhe kanosur me thikë vajzën 19-vjeçare, duke I rrezikuar dhe jetën.

“Pas njoftimit se një shtetase 19 vjeçe ishte dhunuar fizikisht dhe ishte kanosur për jetën, nga babai i saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.