Arrestohet për shkelje të rendit dhe sigurisë publike 30 vjeçari në Gostivar

Më datë 04.04.2024 në ora 14:15 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë arrestuar personin V.S.(30) nga Gostivari, për shkak se ka shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj babait të tij. Pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes së rastit do të vijojë parashtrimi përkatës. TS