Arrestohet për mashtrim 53 vjeçari nga Brodeci

         Më 07.04.2024 në orën 15.00 në fshatin Brodec të Tetovës, efektivët e policisë nga Njësia Policore Kodra e Diellit kanë arrestuar personin K.A. (53) nga Brodec, i cili ishte në kërkim me urdhër qendror bazuar në një urdhër gjykate për vuajtje të dënimit me 11 muaj burg për veprën penale “mashtrim” e dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal. Ai është dorëzuae në Institucionin Korrektues Penal-Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit. TS