Arrestohet 56 vjeçari nga Kamnjani

Me datë 03.04.2024 në orën 17.50 në rrugë “Probishtipska” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin M.R.(56) nga Kamnjani i Tetovës, i cili ishte raportuar të njëjtën ditë nga 25-vjeçarja M.J. se ai e kishte trajtuar me agresivitet. Ai është mbajtë në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS