Amerikanët do të mund ta shohin eklipsin total edhe nga aeroplani

Delta Airlines do t’iu ofrojë pasagjerëve dy fluturime speciale për ta parë nga hapësira eklipsin total të diellit.


Fluturimet do të bëhen sot, me një nisje nga Austin në Detroit dhe tjetra nga Dallas në Detroit.

Biletat për të dyja fluturimet u shitën brenda 24 orëve, transmeton klankosova.tv

Eklipsi do të zgjasë katër minuta e gjysmë dhe do të mund të shihet në faqen e internetit dhe kanalin YouTube të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-së, raporton Sky News.

Shtetet e Bashkuara nuk do të shohin një tjetër eklips diellor total deri në vitin 2044.