Ambasadorja Ziv falënderon Kurtin për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë Tamara Ziv, e ka falënderuar për mbështetjen kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, pas sulmit nga Irani.


“Ju faleminderit ngrohtësisht, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës! Falemnderit, toda raba, thank you Kosovë!”, shkroi Ziv në X.

Më herët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi se sulmi ndaj Izraelit është “akt i paprecedentë”, që rrezikon ta destabilizojë rajonin.