Aksion kontrollues i policisë së Tetovës për parakalime të parregullta

Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë, për siguri më të madhe të rendit të trafikut, dje (16-prill) në periudhën nga ora 09.00 deri në orën 14.00 është kryer aksion kontrollues parakalime të parregullta. Në kontroll, janë konstatuar dhe sanksionuar 31 shkelje (TE-9 dhe GV-22), të cilët kanë parakaluar në vende ku nuk lejohet një veprim i tillë si, në vijë të plotë, në kolonë, në kthesa të padukëshme, etj. Ndaj shoferëve shkelës janë përgaditur parashtresat përkatëse. Në kontroll, gjithashtu është konstatuar edhe 1 (GV) lloj tjetër shkelje trafiku.
SPB-Tetovë u bën thirrje shoferëve të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, duke kontribuar kështu në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.TS