Aksion i policisë për sanksionimin e personave që lypin lëmoshë në Tetovë

Më datë 04.04.2024 në ora 12:30 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB -Tetovë kanë kryer aksion kontrolli për sanksionimin e personave që lypin lëmoshë, me ç’rast kanë ndaluar 26-vjeçaren M.M. nga Prelubishti i Tetovës. Pas dokumentimit të çështjes kundër saj, do të vijojë parashtresa përkatëse. TS