Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën tre të rinj

Një tragjedi ka ndodhur të dielën në autostradën e Wallensen në Gjermani.


Siç njofton Blick, përcjell klankosova.tv aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 16:30.

Në makinën që u përplas për një peme ndodheshin 5 persona, prej ku një 18-vjeçar dhe dy të rinj të tjerë të moshave 19 dhe 20 vjeç ndërruan jetë.

Shoferi dhe një pasagjer kanë mbijetuar, por kanë pësuar lëndime të rënda.