Ahmeti pasi hodhi votën e tij: T’i themi JO Rusisë, PO Evropës!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka hedhur votën e tij në Zajaz.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar se me votë, “kemi shansin historik të vulosim një herë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan”.

“Sot në Zajazin tim shfrytëzova të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmë kontributi në trasimin e së ardhmes europiane. Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Europës”, shkroi Ahmeti.

Ahmeti poashtu iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë dhe uroj që procesi zgjedhor të jetë i mbarë.

“Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë europiane! Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe europiane!”, shtoi ai