Nëntë fëmijë vdesin në Afganistan nga shpërthimi i minës


Nëntë fëmijë kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një mine tokësore në Afganistan.

Kjo u konfirmua të hënën nga një zëdhënës i talebanëve.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se mina u gjet nga fëmijet pranë fshatit të tyre në rrethin Gero në provincën Ghazni, ishte e dekadave më parë, tha Hamidullah Nisar, drejtor i departamentit të informacionit dhe kulturës së talibanëve në Ghazni, transmeton Klankosova.tv

Ai tha se shpërthimi i së dielës vrau pesë djem dhe katër vajza të moshës nga pesë deri në 10 vjeç.

Afganistani ka vuajtur nga dekada lufte dhe mbetet shumë i rrezikshëm për fëmijët që mbledhin hekurishte për t’i shitur për të mbajtur familjet e tyre